Galiani: Gatuzo surprizë e madhe, Piatek si Sheva!

Milani po tregon një formë fantastike në ndeshjet e fundit, ku ka arritur të ngjitet edhe në vendin e tretë në renditje. Rreth ecurisë së kuqezinjve, së fundmi ka folur ish-administratori, Adriano Galiani. 74-vjeçari ka komplimentuar Leonardon për punën e tij, por edhe Gatuzon për rezultatet që po merr.

Gjithashtu, Galiani ka folur edhe për dy blerjet e janarit, Lukas Paketën e Kristof Piatek. Italiani ka thënë se mesfushori i marrë nga Flamengo i pëlqen shumë, ndërsa “pistoletën” polake e ka krahasuar me Shevçenkon.

GATUZO – “Gatuzo me karakterin e tij të fortë është një surprizë e madhe të them të drejtën. Po bën shumë mirë dhe rezultatet e tregojnë këtë gjë. Jam i sigurt që Milani do të kthehet të jetë Milan.”

LEONARDO – “Paketa më pëlqen shumë. Më duhet ta komplimentoj Leonardon, pasi ka ndryshuar ekipin. Është ekspert dhe e njeh tregun mirë, sidomos atë brazilian.”

PIATEK – “Gjithmonë kam menduar se lojtarët janë të ndryshëm, por në shumë raste Piatek më ngjan me Shevçenkon. Gjithsesi, përpara se të arrijë Shevën ka një punë të madhe për të bërë përpara.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online