Në futboll ndodh shpesh qe të të marrin emocionet e të dalësh jashtë vetës, qofsh tifoz, lojtar ose trajner. Sjelljet e papërshtatshme të trajnerëve shpesh shoqërohen me paralajmërime nga gjyqtarët e ndeshjes, por sigurisht kur kalohet caku ndodh edhe që trajnerët të shoqërohen jashtë fushave të lojës.
Në Premier League kanë menduar që sjelljet e gabuara të trajnerëve të ndëshkohen njëlloj si ato të lojtarëve me përdorimin e kartonëve të verdhë e të kuq, një risi mëse e vonuar e futbollit modern.
Grumbullimi i disa kartonëve do të shoqërohet me masa të tjera ndëshkimore, si pezullim me një ndeshje (masa më e lehtë) deri në një maksimum prej 16 ndeshjes. Një rregull tjetër i ndryshuar do të jetë ai i vlefshmërisë së kartonëve vetëm për kompeticionin specifik, pra një dënim në Premier League nuk do shlyhet më me ndeshje të kupës FA, etj.