ARRITJA CHAMPIONS/ Programim dhe të rinj, Shkëndija është një model!

Shkëndija e Tetovës kalon një tjetër pengesë… Këtë herë, në Moldavi, ka mjaftuar barazimi 0-0 pas fitores së arritur në Shkup shtatë ditë më parë (gol Ibraimi) dhe kualifikimi në turin e tretë të Champions League (hera e parë në histori) është mëse i merituar për një klub që me programim dhe planimetri ka treguar se mund të arrihen gjëra të mëdha.

Shpesh, në futboll, nuk fiton vetëm ai që ka lojtarët më të mirë, ai që ka një klub të pasur, por edhe ai që di të programojë, di të organizojë një klub dhe di të marrë më të mirën qoftë edhe nga idetë dhe projektet. Besimi në atë që po bën.

Vetëm pak vite më parë, në Tetovë, mbërrnin futbollistë të afirmuar, rroga marramendëse dhe sidomos luksin për të jetuar në atë qytet dhe për t’u shpërblyer, edhe pse pa trofe. Por, muzika ndryshoi dhe kjo ndodhi sepse klubi dalloi se mund të projektohet edhe ndryshe, pa shpërdoruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online