Rishfaqet Zeman: Roma nuk bën për Shik, nuk e do as Di Françesko!

Patrik Shik ishte një nga blerjet më të mira të Romës në verën e kaluar, por 22-vjeçari çek nuk po arrin të sigurojë minutat e nevojshme me verdhekuqtë. Zdenek Zeman, një tjetër çek, ka folur për situatën e vështirë të sulmuesit për “sport.cz”.

Trajneri i famshëm për stilin e tij ofensiv të lojës e kishte përkufizuar më parë blerjen e Shok si: “Blerja e vetme e gabuar e Romës”, ndërsa tashmë jep opinionin e tij për mos aktivizimin me verdhekuqtë.

Roma luan me tre sulmues, por duke parë që sulmuesi qendror është Edin Xheko, Shik nuk ka hapësira dhe nuk e ka gjetur akoma pozicionin e tij në fushë. Më duket sikur Di Françesko nuk e ka dashur në ekip dhe nuk po di se çfarë të bëjë me të. Për këtë arsye, mendoj që Roma nuk është klubi i duhur për lojtarin. Kur luante me Sampdorian ishte një lojtar i mirë dhe aktivizohej si qendërsulmues”, përfundon bohemi Zeman, i cili ka drejtuar më parë ekipin e Romës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online