Rusët “makth” për spanjollët, Lacio “shkërmoqet” në Gjermani

Lacio duket se vuan ende pasojat e humbjes në derbin me Romën, pasi edhe sot në takimin me Eintrahtin e Frankfurtit ishte e paqartë në lojë dhe pësoi një humbje 4-1.

Takimi nisi me gol për gjermanët të cilët shënuan pa u mbushur 5 minuta lojë.  Një ndeshje e gjitha për t’u harruar për skuadrën e Simone Inzagit, pasi që në minutën e 18-të u detyrua të kryente një zëvendësim të detyruar, me Durmishin që i la vendin Luliç. Ndonëse goli i Parolos i bëri të besonin italianët, ekuilibri zgjati vetëm 5 minuta, pasi vendasit shënuan sërish.

Për të ndërlikuar gjithçka menduan Basta në fundin e pjesës së parë dhe Korrea në fillimin e pjesës së dytë, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq. Eintraht shënoi dhe dy herë të tjera duke vulosur gjithçka më pas në fraksionin e dytë.

Mund të veçohet dhe suksesi i Paokut në Bjellorusi. Grekët befasuan Baten në 11 minuta duke i shënuar 3 gola. Në pjesën e dytë u shënuan dhe dy gola të tjerë, nga një për çdo skuadër, me rezultatin që u mbërthye në shifrat 1-4. Rejnxhërsi ka përmbysur Rapidin e Vjenës me rezultatin 3-1, teksa dy golat e shënuar në pjesën e dytë nga skocezët zhvlerësuan rrjetën e Veton Berishës. Në stol e nisi këtë sfidë Eros Grezda.

Çelsi ka vuajtur jo pak për të gjetur golin në ndeshjen me Mol Vidin, pasi është dashur një gol i Moratës në pjesën e dytë për të regjistruar suksesin në këtë sfidë.

Po ashtu, mund të përmendet dhe barazimi mes Spartakut të Moskës dhe Vilarealit, teksa një gol në fund evitoi humbjen e spanjollëve. Të njëjtin fat kanë pasur dhe spanjollët e tjerë të Seviljas, të cilët nuk e kanë ruajtur dot avantazhin ndaj Krasnodarit.

Marseja ka ngecur në Qipro ndaj Apollonit, sikundër dhe Beshiktashi është mundur nga Malmo i Egzon Binakut, me mbrojtësin kuqezi që e pa ndeshjen nga stoli.

 

Apollon 2 – 2   Marsejë

Bate 1 – 4 Paok

Çelsi 1 – 0 MOL Vidi

Eintraht Frankfurt 4 – 1   Lacio

Jablonec 2 – 2 Dinamo Kiev

Krasnodar 2 – 1 Sevilja

Malmo 2 – 0 Beshiktash

Rejnxhërs 3 – 1 Rapid Vjenë

Sarpsborg  3 – 1 Genk

Spartak Moskë 3 – 3 Vilareal

Standard Liezh 2 – 1 Akhisar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online