Ylli i Dinamos së Zagrebit “sponsorizon” Partizanin për titullin kampion

Amir Rrahmani po shkëlqen në Kroaci dhe në Europë me Dinamon e Zagrebit, megjithatë mbrojtësi nuk e harron të kaluarën e tij: Partizanin dhe lidhjen e fort me skuadrën e kuqe, e cila e ndihmoi të bënte hapin cilësor në karrierë. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës vazhdon t’i ndjekë me vëmendje zhvillimet te Partizani dhe beson se të kuqtë janë kandidatë potencialë për titullin kampion në Shqipëri gjatë këtij sezoni.

“Derbi Partizani-Tirana? Partizani e meritoi ta fitonte derbin dhe këtë vit është pretendent serioz për t’a fituar titullin. Gjithashtu trajneri Gega e njeh mjaft mirë ambientin dhe do të ketë sukses”, ishte batuta e Rrahmanit për “SuperSport”, ku ndër të tjera vlerësoi edhe debutimin e shokut të tij, Valon Ahmedi me Lacion në Europa League: “E uroj për debutimin dhe shumë shpejt do t’a takoj, kur të grumbullohemi në Kombëtare”.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i cili ishte titullar me Dinamon e Zagrebit në fitoren në fushën e Anderlehtit, vlerësoi startin e mirë të sezonit. “E kemi nisur mirë kampionatin, ku jemi në vendin e parë, por edhe Europa League. Ka ardhur trajneri i ri dhe gjatë verës afroi disa përforcime dhe besoj se jemi një skuadër e fortë për çdo kundërshtar. Luajtëm derbin me Hajdukun në Split dhe menjëherë u ndeshëm me Anderlehtin në Bruksel. Në Europë, ndaj Fenerbahçes kemi zhvilluar ndeshjen tonë më të mirë, ndërsa edhe ndaj Anderlehtit konfirmuam që jemi një skuadër serioze. Të gjithë luftojmë për njëri tjetrin dhe me këtë shpirt duhet të vazhdojmë”.

“Aktivizimi si mbrojtës i majtë? Luaj aty sepse njëri prej titullarëve është i dëmtuar dhe unë mundohem që të ndihmoj ekipin. Kam luajtur edhe më përpara në atë pozicion dhe trajneri beson te unë. Edhe ndaj Fenerbahçes edhe ndaj Anderlehtit, për një total prej katër ndeshjesh kam luajtur në krahun e majtë. Mundohem të ndihmoj skuadrën. Edhe pse ndoshta nuk e ndihmoj shumë ekipin në fazën sulmuese, po provoj të jap më të mirën edhe në atë pozicion”.

Dinamo e Zagrebit dhe Rrahmani janë të përqendruar te suksesi në Europë, pasi me 4 pikë kroatët do të kalonin fazën e grupeve në kompeticionet europiane për herë të parë pas 48 vjetësh: “Për herë të parë në histori, Dinamo ka marrë gjashtë pikë në dy ndeshjet e para. Dy ndeshjet e radhës me Spartakun janë shumë të vështira. Takimin e parë në fushën e tyre e luajmë pa tifozë dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Synojmë të kalojmë fazën e grupeve dhe do të japim maksimumin që ta realizojmë këtë objektiv. Mundësitë janë të mëdha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online