Rinovimi i radhës, Guardiola “blindon” një nga yjet e Sitit

Mançester Siti është duke zhvilluar një sezon madhështor dhe shpreson ta mbyllë duke fituar kampionat e Champions League, ndërkohë që klubi e ka të qartë se skuadra aktuale është shumë e talentuar dhe lojtarët duhen “blinduar” nga çdo tundim.

Kështu, sot e ka pasur radhën Bernardo Silva që të firmosë rinovimin me “Qytetarët”, duke zgjatur edhe për 3 vite kontratën e tij, që tashmë do të përfundojë në 2025.

Midfielder Bernardo Silva signed a new long-term Manchester City contract on Wednesday

Mesfushori portugez bëhet lojtari i 11-të që rinovon me kampionatin e Anglisë, që prej janarit 2018.

Mendohet se marrëveshja e re parashikon një pagë prej 150,000 sterlinash në javë, 8,4 milionë euro në vit, një shpërblim për sezonin madhështor të 24-vjeçarit, ndër më të mirët tek Siti, aty ku e ka kërkuar me ngulm trajneri Pep Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *