“S’ka më nga ata që bëjnë sikur punojnë, tani klube me buxhet 1 milion $”

Sinan Idrizi këtë moment po priste. Në takimin që aktorët dhe faktorët e futbollit patën të hënën me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, ai nuk foli. Një pjesë të atyre gjërave që u diksutuan i kishte thënë prej kohësh në media, ndërkohë që rikthehet sërish të flasë. E bën këtë gjë sërish për gazetarët dhe është optimist. Gjithsesi ende ndryshimet e diskutuara nuk kanë ndodhur dhe Idrizi e të gjithë presidentët e tjerë duhet të presin.

NDRYSHIMET LIGJORE – “Mos ta nisim nga dhuna, që u bë sebep për të arritur në një konkluzion që për mua është vit demarkacioni në ekonominë e sporteve në Shqipëri. Kjo pasi do të kemi  të bëjmë me një sport, që nuk do të ngelet në dorë të enteve publike ku trokitet për të kapur ndonjë fond. Do të jetë një sport që do të rrugëtojë me normat e kapitalizmit. Nuk do të kemi më rrogëtarë bashkish, që marrin rrogën dhe bëjnë sikur punojnë pranë klubeve sportive. Ekonomia e sportit i kalon privatit. Tani do ketë një marrëdhënie biznesi”, tha fillimisht administratori i Flamurtarit.

Më pas ai shtoi: “Shteti shqiptar ka marrë përsipër të sjellë një ligj ku investimet në sport do të kenë një status dhe një karakter të veçantë. Nëse një kompani ka 10 milionë dollarë tatim mbi fitimin, do i derdhte të gjitha shteti. Tani shteti i njeh të drejtën kompanisë që një pjesë të këtyre parave t’i kalojë në llogarinë e klubeve sportive. Kryeministri tha që Hungarinë nuk e bëjmë dot, pasi atje deri në 70% tw tatim-fitimit mund të jepet për sportet elitare. Të paktën të bëhet si në Kosovë, 30%. Nga ky moment klubet shqiptare e nisin me 1 milion dollarë buxhet në nisje. Me këtë ligj kompania nuk ngelet peng i asnjë strukture shtetërore”.

PRIVATIZIMI – “Kur Flamurtari të privatizohet sportivisht, objektet që marrim do të jenë të patjetërsueshme, siç ka ndodhur. Nga ai moment do të jetë një klub me rregulla të pastra kapitaliste. Kërkonim statutin tonë, kur ta dimë, atëherë mësohen edhe hapat e tjerë. Nëse klubet nuk privatizohen, atëherë do të kemi probleme pagesash. Nga ky moment kur klubet nuk do kenë nevojë për një financues që harxhon paratë e tij për një produkt inekzistent, që nuk krijon të ardhura. E mira e këtij ligji është se nuk do ketë njerëz që shpenzojnë dhe humbin nga lekët e tyre. Tani nga tatimet që do i çonin shtetit, do i hedhin në klub. Ata që investojnë në sport dhe art do kenë lehtësi”, deklaroi Idrizi para mediave.

GJYKIMET  – “Dhuna më e madhe në stadiumet tona është ajo psikologjike. Shkaktarët janë ata që menaxhojnë futbollin shqiptar. Nëse fokusohemi te një dhunë 5-minutëshe, që është e papranueshme, nuk vëreni dhunën që bëhet ndaj tifozëve, ndaj stafeve. Pra kemi një shkak, kemi edhe një pasojë. Nga njëra anë jemi të gjithë kundër dhunës fizike, nga ana tjetër nuk analizojmë dhunën psikologjike në stadiumet shqiptare. Një stadium i tëri fyhet nga një arbitër i keq, nga një menaxhim i keq. Dhuna zgjidhet lehtë, forco ligjin dhe kaq”, përfundon numri një i klubit vlonjat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online