Rinovim rekord: Bashkëpunimi vazhdon, festojnë tifozët e Junajtid

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mançester Junajtid dhe David De Gea kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Portieri spanjoll ka pranuar propozimin e klubit anglez dhe bashkëpunimi midis tyre do të vazhdojë.

Gjashtë vite kontratë do të firmosë “gardiani” 28-vjeçar (5+1), ndërsa do të përfitojë 21.7 milionë euro në sezon, ose ndryshe 130 milionë euro në total. De Gea është një nga më të mirët në rolin e tij dhe kontrata i përfundonte verën e ardhshme.

Akordi final është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Diçka e tillë do të ndodhë në fund të fazës përgatitore të “djajve të kuq”, të cilët do të vazhdojnë t’i besojnë mbrojtjen e kuadratit një prej portierëve më të mirë në planet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *