Video: Rebeli Karrasko magjeps Kinën, goli është olimpik

Janik Ferreira Karrasko para disa javësh u fut në luftë me klubin e tij kinez Dalian Jifang, pasi dëshironte të kthehej në Europë, ku e do Arsenali.

Sulmuesi belg nuk ia doli në strategjinë e tij, sepse klubi kinez nuk lëshoi pe dhe e kërcënoi me gjobë të majme nëse nuk kthehej në stërvitje dhe jepte më të mirën e vet, duke respektuar kontratën.

Duke e kuptuar se ishte e kotë t’i binte murit me kokë, Karrasko u kthye në dispozicion dhe në javët e fundit ka qenë vendimtar me golat e tij.

Edhe sot 25-vjeçari mahniti, me 2 gola në barazimin 3-3 në fushën e Tianzhin Tedas, por ishte goli i parë i ndeshjes ai që ka bërë bujë, sepse Karrasko shënoi direkt nga goditja e dënimit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online