Rini e dytë për Kualjarelan, sulmuesi rikthehet edhe në kombëtare

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pas 11 ndeshjeve radhazi me gol, Fabio Kualjarela vazhdon të jetë një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim në kampionatin italian të futbollit. Sulmuesi veteran nuk di të plaket dhe vazhdon me paraqitjet e tij shumë pozitive.

Pikërisht këto paraqitje kanë bërë që trajneri i Italisë, Roberto Mançini ta rikthejë në kombëtare bomberin 36-vjeçar. Kualjarela nuk luante me kombëtaren që nga viti 2010 dhe për “Axurrët”, ka shënuar 7 gola në 25 sfida. Kualjarela është padiskutim lojtari më i mirë te Sampdoria dhe ka udhëhequr skuadrën blu të Sampit me shiritin e kapitenit në krah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *