Rikuperohet mbrojtësi, Teuta sytë nga Atanda-Sidibe

Teuta do të luajë një ndeshje miqësore të dielën me Gjilanin, ndërkohë që trajneri Bledi Shkëmbi me lojtarët vijojnë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Durrsakët po punojnë të qetë në Ohër, ndërkohë që ka edhe një lajm të mirë për stafin teknik.

Qendërmbrojtësi Silvester Shkalla, i cili ka pasur probleme të lehta, është bashkuar me grupin. Shtatlarti e ka kaluar dëmtimin dhe stafi teknik mund t’i bëjë llogaritë me të. Por ndërkohë Shkëmbi pret edhe një lëvizje tjetër në merkato dhe konkretisht në repartin e mbrojtjes.

Veç Shkallës, në ekip është edhe Vogli, por në ajër mbetet e ardhmja e Ante Hrkaç. Mbrojtësi kroat nuk është bashkuar me ekipin dhe po diskutohet për ndërprerjen e kontratës. Ai ka arritur marëveshjen me Shiroki Brijeg në Bonje Hercegovinë, por i duhet të tërheqë letrat për të nënshkruar me ekipin ku është formuar si lojtar.

Për Teutën është e domosdoshme që të afrohet të paktën edhe një lojtar tjetër për qendrën e prapavijës. Atanda është një opsion dhe mbetet për t’u parë nëse do të konkretizohet marrëveshja për huazimin e tij nga Partizani. Ende mbetet e hapur edhe pista për Lansinet Sidibe, i cili luan edhe në qendër të mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online