Rikthimi në Premier Ligë? Venger flet hapur!

Arsen Venger ka më shumë se një vit i papunë dhe kjo verë pritet të tregojë më shumë rreth të ardhmes së tij. Pas 35 vitesh gjithsej, ndër to 22 në Londër, Venger nuk është lodhur dhe dëshiron akoma të vihet në drejtim të një skuadre. Njukasëll është një nga alternativat. Pas ikjes së Benitez, francezit i është ofruar posti i trajnerit të bardhezinjve.

Venger ka folur rreth këtyre thashethemeve. Ai shprehet se është i hapur për oferta, por nuk mund të mendojë se do të kthehet në stol brenda një kohe kaq të shkurtër. Mendon se ka akoma nevojë për pushim. Ka drejtuar mbi tre dekada pa pushim dhe kjo ndalesë po i shijon. Kështu, Njukasëll do i duhet të shikojë për të tjerë emra.

“Do kthehem të trajnoj, por jo në të ardhmen e afërt. Nuk është pikërisht tani momenti për t’ju khyer punës. Jam më i hapur tani se para një viti rreth ofertave që vijnë, por nuk mund të them se do kthehem në punë pas dy apo tre ditësh. Kam bërë një shkëputje dhe po e shijoj. Kam punuar 35 vite pa asnjë ndërprerje, kështu që mendoj se e meritoj këtë pushim”, u shpreh 69 vjeçari.


 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online