VIDEO | Hap fals i Prishtinës, djemtë e Josës ndalen nga St. Xhozef’s

Prishtina ka luajtur sot ndeshjen e parë kualifikuese për në Europe League në stadiumin “Fadil Vokrri”, përballë ekipit nga Gjibraltari, St. Xhozef’s. Edhe pse pritej një fitore e kryeqytetasve, të besuarit e Mirel Josës nuk kanë marrë dot më shumë se një barazim 1-1.

Në minutën e 28’, Prishtina kaloi e para në avantazh. Bardheblutë fitojnë një 11-metërsh dhe para pikës së bardhë së penalltisë, vendoset mbrojtësi me shumë eksperiencë, Armend Dallku. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare tregohet i saktë dhe ndëshkon portierin mik, duke kaluar Prishtinën në avantazh.

Por epërsia e vendasve nuk do të zgjastë shumë, pasi ekipi nga Gjibraltari do të befasonte. Në minutën e 31’, futbollisti Huanfri do të barazonte për St. Xhozef’s, gol që do të vendoste dhe rezultatin final të sfidës.

Europa League, kualifikuese
27 qershor 2019, “Fadil Vokrri”

Prishtina 1 – 1 St. Xhozef’s 
Shënues: Dallku (pen) 28 / Huanfri 31′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online