Rikthimi i Ibrës? Raiola: Dera nuk është e hapur, por as e mbyllur

0

Kohët e fundit po përflitet gjithnjë e më shumë për një rikthim të Zllatan Ibrahimoviç te skuadra e Milanit. Vetë drejtori sportiv i kuqezinjve, Leonardo, e pranoi pak ditë më parë se suedezi kishte qenë për një moment në planet e tij, por ai moment është pjesë e së shkuarës tashmë. Reagimi i radhës ka ardhur nga vetë agjenti i lojtarit, i famshmi Mino Raiola.

“Për momentin nuk është një mundësi konkrete, pasi bisedat që kemi pasur me klubin nuk janë të tanishme. Gjithsesi, rëndësi ka që tani në drejtim të Milanit janë njerëz normalë dhe të besueshëm”, tha Raiola para mikrofonit të “Rai Sport”.

“Nuk jam duke e hapur derën, por as nuk po e mbyll atë. Ekziston nj respekt i madh i përbashkët midis Ibrës dhe Leonardo. Zllatani ka kaluar momente të mrekullueshme te Milani dhe një pjesë e zemrës ë tij ndodhet ende ne Milano” tha Raiola.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.