Valon Behrami është shumë pranë rikthimit në kampionatin zviceran. Kontrata e 34-vjeçarit me Udinezen ka mbaruar dhe me shumë gjasa klubi friulian s’do të aktivizojë opsioni e rinovimit të bashkëpunimit edhe për një sezon.
Mediet zvicerane kanë zbuluar se lojtari është takuar pak ditë më parë me presidentin e klubit të Sionit, Kristian Konstantin. Behrami u largua nga Zvicra 16 vite më parë kur në moshë 18-vjeçare Xhenoa e bleu nga Lugano.
Nëse transferimi te Sioni do të finalizohet, Behrami, do të gjejë në skuadrën e re dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Emir Lenjanin dhe Bastien Tomën, të cilët janë pjesë e klubit zviceran prej disa vitesh.