E pëlqejnë në kryeqytet, tjetër klub në garë për Hysajn

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli. Aventura e shkodranit me ekipin e Ançelotit është mbyllur dhe e ardhmja e tij pritet të jetë La Liga spanjolle. Diego Simeone e kërkon tek Atletiko Madrid dhe ka ofruar 20 milionë euro për kartonin e lojtarit shqiptar.

Aurelio De Laurentis po pret ofertën më të mirë dhe shpreson që klube të tjera të futën në garë për të. Kështu ka ndodhur dhe garës për 25-vjeçarin i është bashkuar edhe Roma.

Sipas mediave italiane, verdhekuqtë e pëlqejnë Hysajn dhe kanë shfaqur interesin e tyre. Asnjë ofertë zyrtare për Napolin, por diçka e tillë pritet të formulohet në vijim. Dhe duhet bërë shpejt, pasi Atletiko është në avantazh dhe vetë lojtari preferon transferimin nën urdhrat e Simeones.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online