Rezultatet janë pro Solarit, tekniku më i mirë i Realit që nga viti 1929

Humbja e 28 nëntorit në “El clasico”, për më tepër me rezultatin 5-1 bëri që shkarkimi i Hulen Lopeteguit nga drejtimi i Realit të Madridit të ishte i paevitueshëm. Postin e trajnerit, e refuzuan disa trajnerë, siç u tha nga shumë lajme dhe Florentino Perez për momentin po i beson Santiago Solarit.

Katër ndeshje në krye të Realit, katër fitore. Ekipet nuk kanë qenë i një niveli super të lartë, por gjithsesi skuadra duket në rrugën e duhur. Tre fitore në transfertë, 0-4 në kupë, 0-5 ndaj Plzen në Champions, 2-4 së fundmi ndaj Seltës dhe një fitore në shtëpi ndaj Vajadolit 2-0. Bilanci?! Më i miri që nga viti 1929 për një trajner të ri te Reali i Madridit.

Plot 15 gola të shënuar, me një mesatare gati katër gola për ndeshje, dhe vetëm dy të pësuar, në ndeshjen e fundit ndaj Seltës. Në katër ndeshjet e para një trajneri të ri te Reali, kjo gjë nuk i ndodhte që nga viti 1929. Fillimi duket i mbarë, ku i dihet, mbase Solari mund të jetë një bast i fituar i Perezit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *