Merkato, terrenet dhe titulli kampion: Ju flet Olsi Rama

Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, ishte i pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe ndoqi takimin mes Kukësit e Teutës. Pas kësaj përballjeje ai u ndal dhe foli për Partizanin.

“Isha në stadium, pasi kam theksuar se ndeshjet duhet të kenë sa më shumë njerëz. Ishte një sfidë e rivalëve tanë në Tiranë dhe erdhëm të shihnim. Isha së bashku me trajnerin Gega dhe ky i fundit i studioi më shumë në aspektin teknik. Merkato? Nuk ishte ky rasti për merkato. Ne kemi objektivat tanë që po i ndjekim me kujdes. Kemi skautët tanë që po i monitorojnë ndeshje pas ndeshjeje dhe në Maqedoni dhe Kosovë. Do të shohim lojtarë me përvojë dhe elementë të rinj. Po punojmë”.

Titulli –  “Nuk ka luftë vetëm mes Skënderbeut dhe Partizanit. Kampionati është shumë i fortë, ka shumë javë. Një humbje mund të të fusë në një moment të keq. Ekipet janë aty, aty. Superiorja është e vështirë. Kemi për të luajtur më shumë se gjysmën e sezonit, prandaj nuk duhet të flasim para kohës”.

Partizanin e presin dy ndeshje të vështira, përballja me Flamurtarin dhe derbi me Tiranën. Rama shtoi: “Dua të theksoj se ky kampionat nuk ka ndeshje të lehta. E provuam ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë se sa shumë vuajtëm, sigurisht dhe ndaj Laçit. Kurbinasit janë një ekip shumë kompakt. Takimi ndaj Flamurtarit është shumë i fortë. Vlonjatët kanë traditë të madhe dhe një ekip simpatik. Derbi me Tiranën dihet pastaj s’ka nevojë për fjalë. Kuptohet që nga vëmendja e medieve, tifozëve dhe kryeqyteti pushtohet nga atmosfera. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të ecim përpara”.

Në fund një koment edhe në lidhje me gjendjen e tapetit në stadiumin “Selman Stërmasi”. “Më shqetëson tapeti, pasi kemi dhe eksperiencën e vjetshme. Në shkurt, apo në mars nga shirat e rrëmbyeshëm ishte thuajse e pamundur të luaje futboll. Me këtë ngarkesë mendoj se mund të shkojë në të njëjtën gjendje dhe sivjet. Këta janë kushtet e Superiore dhe nuk kemi se çfarë të bëjmë. E rëndësishme është të luhen ndeshjet dhe shpresojmë që çdo ekip të ketë stadiumin e tij, dhe Partizani natyrisht”, – përfundoi drejtori Rama intervistën e tij për “Telesport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online