Revolucion në stol, Milani dëshiron një futboll më të bukur

Xhenaro Gatuzo dhe djemtë e tij duhet të rikthejnë Milanin në Champions. Pozicionimi në një nga katër vendet e para të renditjes është objektiv dhe detyrim. Nëse kuqezinjtë nuk ia dalin, sezoni mund të quhet totalisht i dështuar.

Trajneri kalabrez ka besimin e drejtuesve, por ai e di mirë që e ardhmja varet nga rezultatet. Në verë priten shumë lëvizje trajnerësh dhe po qarkullon një skenar në lidhje me Milanin.

Sipas mediave italiane, klubi i “Djallit” po mendon për Mauricio Sarrin. Ish-trajneri i Napolit mund ta mbyllë me Çelsin në fund të sezonit. Ai është gati për t’u rikthyer në Serie A dhe Milani do të ishte një mundësi shumë e mirë. Nëse kualifikohen në Champions kthehet në një mundësi perfekte. Opsion shumë i mirë edhe për kuqezinjtë, të cilët do riktheheshin te futbolli i bukur me Sarrin në krye.

Po Gatuzo? Rino mund të marrë drejtimin e Romës. Emri i tij lidhet prej kohësh me stolin verdhekuq. Toti është tifozi i tij i parë dhe presidenti Palota mund t’i dhurojë besimin e duhur. Megjithatë, në fillim duhet të presim fundin e sezonit për t’u qartësuar më shumë në lidhje me mundësinë e kësaj lëvizje të dyfishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *