Kristiano Ronaldo ishte njeriu që udhëhoqi Juventusin drejt përmbysjes së madhe mbrëmjen e kaluar përballë Atletikos. Portugezi shënoi të tre golat e sfidës, duke konfirmuar dhe një herë që mbetet një ndër lojtarët më të mirë në histori.
Reagimet për yllin e bardhezinjve ishin të shumta, ku ndër më të veçantit, ishte padyshim postimi i klubit ku Ronaldo u bë i njohur, Sportingut të Lisbonës. Klubi portugez, postoi në “Twitter” një dokument të Ronaldos, kur ishte i vogël, duke i bashkangjitur mbishkrimin:
“Kush ka nevojë për Ronaldon? Respektojeni më të mirin e të gjitha kohërave!”. Fjalë që duket se ironizojnë të gjithë ata që nuk besuan te 34-vjeçari, në momentin që ky i fundit vendosi të zgjedhë Italinë si destinacionin e tij të ardhshëm.
Who needs Ronaldo?
Respect The GOAT!#FormaçãoSCP #SportingCP pic.twitter.com/zckrDpPZ3u
— Sporting Clube de Portugal (@Sporting_CP) March 12, 2019