“Respekto rezultatin”, CONMEBOL përgjigjet ndaj “shpërthimit” të Mesit

Leo Mesi shpërtheu në akuza mbrëmjen e djeshme ndaj arbitrimit dhe jo vëtëm, pas atij kartoni të kuq në finalen për vendin e tretë të Kupës së Amerikës ndaj Kilit. Ndeshja u fitua 2-1 nga Argjentina, por ajo që kishte rëndësinë më të madhe ishte ai vendim diletant i arbitrit për të ndëshkuar Mesin me karton të kuq.
“Pleshti” pati një zënkë më Geri Medel, ku mbrojtësi e sulmoi fizikisht, duke e shtyrë forcërisht, me Leon që nuk bëri asnjë veprim. Egjithë kjo për arbitrin ishte jo e rregullt dhe i ndëshkoi të dy lojtarët me karton të kuq.

Mesi pas ndeshjes u shfaq më shumë se i zemëruar. Ai akuzoi direkt CONMEBOL për favore ndaj Brazilit. Nuk u paraqit për të marrë medaljen me argumentin se nuk dëshiron të jetë pjesë e korrupsionit të qeverisë latine të futbollit.

Ka ardhur edhe përgjigja e CONMEBOL ndaj Mesit. Ata shprehen se akuzat e tij janë të pabaza dhe ta papranueshme. Në lidhje me arbitrat shprehen se gabimet janë të pranishme dhe asnjëherë nuk do të jenë perfekte.

“Në futboll ndonjëherë fiton dhe ndonjëherë humbet. Një shtyllë themelore e lojës së drejtë është pranimi i rezultateve me besnikëri dhe respekt. E njëjta gjë vlen për vendimet e arbitrazhit, të cilat janë njerëzore dhe kurrë s’do të jenë të përsosura”, shkruhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online