Skuadrat spanjolle janë dominuese absolute në arenën ndërkombëtare në vitet e fundit. Real Madrid, Barcelona, Atletiko dhe Sevilja kanë “rrëmbyer” kanë çuar çdo edicion trofe në Spanjë në vitet e fundit.
Diçka e tillë nuk kishte si të mos reflektohej dhe në renditjen e klubeve, pasi në përditësimin e fundit nga UEFA shihet një dominim i frikshëm. Tre vendet e para janë të privatizuar nga Real Madrid, Barcelona dhe Atletiko Madrid. Në vendin e gjashtë ndodhet dhe Sevilja. Të vetmet skuadra që kanë mundur të “thyejnë” disi dominimin spanjoll janë Juventusi dhe Bajernin.
Italianët mbeten konstant dhe ruajnë vendin e pestë, ndërsa Bajerni është para tyre me pikë. Interesant fakti se janë 11 skuadra italiane në 100 skuadrat e para në Europë. Në një farë mënyre është thyer dhe dominimi i skuadrave angleze, pasi vetëm Siti (8) dhe Arsenali (10) janë në “Top 10”.