Murinjo “sfidon” gazetarët, ironi në Angli për vendimin e portugezit

Zhoze Murinjo është në fije të perit. Rezultatet dhe përplasjet brenda skuadrës nuk po e lënë të qetë portugezin dhe vazhdimësia e tij në krye të Mançester Junajtit. Vendimi i fundit i Murinjos nuk i ka lënë një shije të mirë gazetarëve.

Ndeshja e ardhshme e “Djajve të kuq” është ajo me Njukasëll, por konferenca për shtyp para kësaj ndeshje është vënë në një orar të çuditshëm. Gazetarët që do duan të marrin pjesë në konferencën e Murinjos, duhet që të jenë në ambientet e Junajtid para orës 08:00.

Është konsideruar qesharak ky vendim nga gazetarët, teksa nuk ka munguar dhe ironia në rrjetet sociale. Një gazetar i “The times” ka shkruar: “Jam kurioz nëse Murinjo do të paraqitet në konferencë me një tas me drithëra”.

Situata nuk është aspak e mirë dhe një tjetër rezultat negativ në sfidën e së shtunës, do ta bënte këtë konferencë me shumë mundësi të fundit për portugezin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online