Rekordmeni Stavri Nica: Më pëlqejnë sfidat, synojmë elitën

Dy ditë më parë trajneri Stavri Nica bëri kapërcimin e radhës në pankinë për këtë sezon. Pasi e nisi me Burrelin në Kategorinë e Parë, e vazhdoi aventurën brenda këtij sezoni me Kastriotin në Kategorinë Superiore, e tashmë “parkohet” në Kategorinë e Dytë, pikërisht tek skuadra e Devollit. Një rekord më vete ky për Nicën, i cili për SportEkspres.com deklaroi se është profesionist dhe brenda tij nuk refuzon asnjë ofertë.

“Mua më pëlqejnë sfidat në aspektin profesional dhe kështu besoj se do të jetë edhe kjo me Devollin. Oferta e drejtuesve të kësaj skuadre më pëlqeu dhe do të punoj për të dhënë kontribut në arritjen e synimeve që kanë. Jo vetëm që sezonin tjetër të hyjnë në Kategorinë e Parë, por edhe për të synuar ngjitjen e madhe në Kategorinë Superiore”, ishte kjo deklarata e Nicës për këtë kalim në stolin e Devollit, skuadrës që renditet në vendin e dytë në Grupin B me 31 pikë.

Edhe pse e pranon se në këtë lëvizje Nica është treguar pak nostalgjik për të drejtuar një skuadër të origjinës, ai beson se synimi i parë është i mundshëm që të arrihet në këtë sezon. “Kryetari i Bashkisë Bledion Nallbati dhe donatori Gëzim Xhaçi kanë përkushtim të madh për skuadrën. Kanë krijuar kushte të mira stërvitore, ndërkohë që janë të hapur për ndërhyrje me elementë cilësorë. E pashë skuadrën dje dhe grupi më duket modest, por me elementë cilësorë. Do bëjmë më të mirën në fazën tjetër që të arrijmë synimin e parë”, kështu theksoi Stavri Nica në këtë deklaratë, një ditë pas kalimit te skuadra e Devollit.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online