Ivan Galiç në Shqipëri, Laçi pret edhe një “bomber”

Laçi zhvilloi një miqësore kundër Teutës para pak ditësh, ndërkohë që ra në sy edhe prania e Ivan Galiç. Kroati u dëmtua në ndeshjen e Kupës me Naftëtarin dhe iu nënshtrua një operacioni pas këputjes së ligamentit. Periudha e rikuperimit të tij zgjat dhe para marsit anësori nuk mund të jetë gati

Deri më tani ai ka punuar intensivisht në Kroaci, ndërkohë që tashmë për të do të kujdeset fizioterapisti i kurbinase, Dario Zërniç. Probleme ka pasur edhe mesfushori Bojan Najdenov, i cili po punon i diferencuar dhe ndeshjen e parë të kampionatit me Kukësin nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Prenga.

SULMI – Gjatë fazës përgatitore është parë të luajë në sulm i riu Redon Xhixha, por sikurse dihet kurbinasit po kërkojnë për një sulmues që të garantojë gola. Deri më tani sugjerimet kanë qenë të shumta për drejtuesit e bardhezinjve.

Emrat e lakuar në media janë disa, por në klubin kurbinase gjithçka mbahet sekret. Trajneri Prenga e ka thënë se kërkon lojtarë cilësorë në ekip, por nga ana tjetër dëshiron që edhe të rinjve t’u japë minutat e veta. Rritja dhe shitja e lojtarëve jashtë vendit është një tjetër objektiv te Laçi, që gjatë verës transferoi Uzunin te Lokomotiva e Zagrebit për 350 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online