Juventus ia doli të fitonte mes drithërimash përballë Kievos duke kthyer rezultatin. Bernardeski i dha tri pikët e para bardhezinjve në minutat shtesë, por dy golat e Kievos na rikthejnë 20 vite mbrapa. Luhej Peruxhia-Juventus dhe përfundonte me rezultatin 3-4.
Ishte java e parë e sezonit të vitit 1998 dhe që nga ajo ndeshje, Juventus nuk kishte pësuar kurrë më shumë se një gol në javën e parë.
Stepinksi dhe Xhakerini ishin autorët e dy golave të Kievos në përballjen e sotme, ndërsa në ndeshjen e para 20 viteve, Bernardini dhe Hidetoshi Nakata (dopietë) shënonin në portën e bardhezinjve.