VIDEO/ Të gjithë prisnin Ronaldon, Juventusin e nderon Bernardeski!

0

Kampionati Italian ka nisur me spektakël, gola, emocione, teknologji dhe sidomos papritshmëri… të gjithë prisnin Kristiano Ronaldon, por përpos dy rasteve të rrezikshme, asgjë nuk ka dhënë portugezi në debutimin e tij zyrtar në Serinë A dhe me “Zonjën”, teksa skenën në fund e ka marrë Federiko Bernardeski.

I aktivizuar në fund nga Alegri, ish-lojtari i Fiorentinës ka gjetur rrjetën pas një asisti të Dagllas Kostës dhe në frymën e fundit i ka dhënë 3 pikë me shumë vlera “Zonjës”, që e pa veten tepër në vështirësi, pasi Kievo i përmbysi golin e shpejtë të Kedirës me Stepinskin dhe një peallti të realizuar nga Xhakerini.

Bardhezinjtë dominuan me kontrollin e topit dhe sidomos me presionin e ushtruar, teksa Alegri i luajti të gjitha kartat deri sa gjeti atë fituesen, pikëisht Bernardeskin.

Ndërkohë, ishte një autogol i Banit, nën presionin e Bonuçit, ai që i dha barazimin e përkohshëm. Për t’u nënvizuar dhe ndërhyrja e VAR-it, që në këtë rast ka anuluar një gol të Manxhukiçit, për prekje me dorë të Ronaldos gjatë kërcimit në zonë që u kthye edhe pasim.

Pas “Gol Line” që e akordoi rrjetë, pasi kishte kaluar vijën, erdhi vendimi i arbitrit pasi shkoi ta shihte në monitor duke dalluar dorën e Kristiano Ronaldos.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.