Rekordi i Forlan në rrezik, Suarez mund ta thyejë që sot

Luis Suarez aktivizohet me Barcelonën që prej vitit 2014, kohë kur u ble nga Liverpuli. Sulmuesi është një ndër lojtarët më të rëndësishëm për klubin katalanas dhe këtë gjë e ka konfirmuar me golat e shënuar.

Pikërisht, pasditen e sotme Barcelona do të presë në fushën e saj Rajo Vajekanon, ku pritet të jetë një ndeshje e veçantë për Luis Suarez. 32-vjeçari do të ketë mundësinë të shndërrohet në golashënuesin më të mirë uruguajan të La Ligas.

Aktualisht, fronin e mban Diego Forlan, i cili njihet për periudhën e kaluar në Spanjë me fanellat e Vijareal dhe Atletiko Madrid, ku shënoi plot 128 gola. Suarez numëron vetëm dy më pak dhe sot do të ketë mundësinë të thyejë këtë rekord dhe të bëhet i pari lojtar nga Uruguaji që shënon më shumë se 128 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online