Tiago Alkantara dhe Havi Mertinez kanë qenë dy nga lojtarët më të rëndësishëm te skuadra e Bajernit në sezonet e fundit. Të ardhur të dy nga La Liga spanjolle, Tiago dhe Martinez janë përshtatur menjëherë me lojën e bavarezëve, madje kanë filluar edhe të thyejnë rekorde.
Me fanellën e Bajernit, Havi Martinez ka arritur fitoren e 100-të në vetëm 122 ndeshje, ndërsa Tiago Alkantara në 124 ndeshje. Dyshja spanjolle nuk shënon shumë, por janë dy lojtarë që krijojnë raste të pafundme për sulmuesit e Bajernit. Guardiola, Ançeloti, por dhe Kovaç, iu kanë besuar maksimalisht dy mesfushorëve spanjollë, që me fitoren e sotme kundër Verderit, shkruan emrin e tyre në historinë e Bajernit.