Rekord me “marsh të parë”, Juve rikthehet +6 nga Napoli e Inter

Nuk ishte Juventusi më i bukur i sezonit, por në kampionat mjaft edhe një Juventus modest për të bërë detyrën dhe për të marrë fitoret që duhen për të mbajtur sa më larg rivalët.

Sot Juve ka mposhtur 3-1 Kaliarin dhe është kthyer +6 nga Napoli e Interi, që i fituan lehëtsisht ndeshjet përkatëse dhe luteshin për ndonjë frenim të “Zonjës”. Fitorja e dhjetë në 11 ndeshjet e para në Serinë A, starti më i mirë në histori për bardhezinjtë, që edhe këtë vit janë pronarë të futbollit italian.

Në pjesën e parë u luajt një ndeshje me ritëm të ulët për shkak të fushës së rënduar, por edhe me shumë gola, duke nisur nga ai për rekord i Dibalas, i cili shënoi pas vetëm 44 sekondash.

Në minutën e 36-të Zhoao Pedro befasoi Shçesnin, por dy minuta më vonë Kaliari shënoi në portën e vet, me Bradariç. Shçesni u bë protagonist me një pritje të bukur ndaj Pavoletit, ndërsa Ronaldo goditi shtyllën në shtesë.

Nuk erdhi goli numër 401 për yllin portugez, i cili para ndeshjes mori edhe një fanellë me numrin 400 nga presidenti Anjeli, por në minutën e 87-të pikërisht Ronaldo i dhuroi një gol Kuadrados, me një pasim perfekt vetëm me portierin.

JUVENTUS-KALIARI         3-1

Golat: 1′ Dibala, 38′ aut. Bradariç, Kuadrado 87’ / 36′ Zhoao Pedro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *