Rekord: 20-vjeçari i Frankfurtit mahnit Bundesligën me 5 gola!

Luka Joviç është bërë futbollisti më i ri që shënon 5 gola në një ndeshje Bundeslige, ndërsa Aintrahti i Frankfurtit shpartalloi 7-1 Fortuna Dyseldorfin.

Sulmuesi 20-vjeçar nga Serbia e nisi spektaklin personal kur ndeshja ishte 1-0, sepse Haller kishte shënuar me 11-metërsh në minutën e 20-të, ndërsa 6 minuta më vonë erdhi goli i parë i rekordmenit të mbrëmjes.

Në minutën e 34-t erdhi goli i dytë personal, ndërsa Haller iu përgjigj në minutën e 50-të, duke shënuar edhe ai dygolësh, me rezultatin 4-0.
https://twitter.com/BlackRegista/status/1053370099845996544

Lukebakio shënoi golin e nderit për miqtë në minutën e 53-të, para se të riniste furtuna Joviç, me 3 gola, në minutat 55, 69 e 72, duke u bërë futbollisti i parë i Frankfurtit që shënon 5 gola në një ndeshje Bundeslige, por edhe serbi i parë që shënon të paktën 3 gola në një ndeshje Bundeslige.

Jovic është në sezonin e dytë në Bundesligë dhe është në huazim nga Benfika, ndërsa kishte shënuar 4 gola mes kampionatit e Europa League këtë sezon. I fundit lojtar që kishte shënuar 5 gola në një ndeshje ishte Robert Levandovski në 2015, ndërsa në historinë e Bundesligës vetëm 3 lojtarë të huaj kanë shënuar 5 gola në një ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online