Memushaj njeriu asist, Peskara “arratiset” në krye

0

U shkëput nga Peskara me asist, për të luajtur me Kombëtaren shqiptare dhe u rikthye në skuadër me asist. Ledian Memushaj është kthyer në një prej elementëve më të rëndësishëm të “delfinëve”, drejt objektivit për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian.

Mesfushori kuqezi dha asistin e golit të parë të skuadrës me Mankuson, në fitoren 3-1 në trasfertën me Specian. Ishte vetëm minuta e nëntë e ndeshjes, kur Memushaj harkoi nga goditje këndi, për një gol i cili i’a lehtësoi Peskarës fitoren.

Monaçelo shënoi edhe dy gola të tjerë për ekipin e drejtuar nga trajneri Pilon, ndërsa goli i Galabinov, që shkurtoi shifrat përkohësisht në 2-1 nuk i shërbeu vendasve. Peskara dhe Memushaj festojnë, ashtu sikurse edhe portieri Elhan Kastrati, i cili qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol.

Memushaj kishte dhënë asist edhe në fitoren 2-1 ndaj Beneventos, më 6 tetorin e kaluar, sërish për të njëjtin autor, Mankuso. Me fitoren e arritur, ekipi i Memushajt dhe Kastratit nis “arratisjen” në krye të Serisë B italiane, me 18 pikë pas tetë javëve, ndërsa Verona, ndjekësja më e afërt, momentalisht ka pesë pikë më pak.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.