Kukësi-Tirana me dy arbitra të FIFA-s, ja kush gjykon në Durrës e Gjirokastër

Superiorja vijon garimin dhe sot zhvillohen tre takime mjaft të rëndësishme. Kukësi-Tirana është ajo që do të marrë vëmendjen kryesore, kjo prej objektivave të verilindorëve dhe emrit të madh të bardhebluve. Para ndeshjes Tirana kërkoi gjyqtarë me stemën e FIFA-s dhe FSHF ka vendosur që të jetë Eldorian Hamiti ai që do të vendosë drejtësi sot në Kamzë. Bëhej fjalë për të njëjtin arbitër që Laçi e kontestoi para dy javësh para ndeshjes me Kukësin, edhe pse gjykimi i lezhjanit ishte në lartësinë e duhur.

Në këtë takim do të jetë edhe Juxhin Xhaja, i cili do të jetë i vendosur pas portës. Jo një, por dy gjyqtarë të FIFA-s në takimin Kukësi-Tirana. Shpresohet që gjyqtarët të mos bëhen protagonistë në këtë ndeshje që pritet me interes të madh nga tifozeritë e të dyja ekipeve, por edhe nga rivalët që presin rezultatin që u intereson.

Shumë kilometra më larg, në Gjirokastër, Luftëtari mat forcat me Flamurtarin. Gjyqtari i takimit është një durrsak: Klodian Shahini. Takim shumë i rëndësishëm është edhe ai i orës 17:00. Teuta e vendit të tret pret Kamzën e vendit të fundit. Për këtë ndeshjes është përzgjedhur si gjyqtar Ardian Beqiri i kolegjiumit të Tiranës.

Kategoria Superiore – Java 21
E diel, më 10 shkurt 2019

Kukësi-Tirana (Ora 14:00)
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Emigers Ganxhi, Rudin Preça Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Indrit Myrtja
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Albano Janku

Luftëtari-Flamurtari (Ora 14:00)
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Rejdi Avdo, Enea Pashaj, Olsid Ferataj
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Besnik Kaimi

Teuta-Kamza (Ora 17:00)
Gjyqtarë:  Ardian Beqiri, Denis Rexha, Dojando Myftari, Klajdi Kola
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëshgues: Prek Pjetrushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online