Reja “peshkon” në Superiore, fton lojtarin e Partizanit

Shqipëria pritet të nisë grumbullimin për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë, ndërkohë që kuqezinjtë do të stërviten fillimisht në Durrës dhe më pas do të zhvendosen drejt Gjermanisë. Grupi do të jetë i cunguar, por do të plotësohet edhe me lojtarë të Shqipërisë U21, të cilët do vëzhgohen nga trajneri Edi Reja gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, veç 9 emrave që ishin zbuluar ditë më parë, tashmë Supersport raporton se nga Superiorja do të jetë i grumbulluar edhe Bruno Telushi. Ky i fundit ka qenë pjesë e kombëtares edhe në të shkuarën. Titulli kampin te Partizani dhe paraqitjet e tij kanë bindur edhe Rejën ta hedhë një sy edhe nga vlonjati.

Grumbullimi prej datës 20 maj: Kastriot Dermaku (Kozenca), Enea Mihaj (Panetolikos), Marash Kumbulla (Hellas Verona), Mërgim Mavraj (Ingolshtad), Ergys Kaçe (Panathinaikos), Amir Abrashi (Frajburg), Migjen Basha (Aris), Emanuele Ndoj (Breshia), Eros Grezda (Rejnxhërs), Bruno Telushi (Partizani), Lorenc Trashi (Partizani)

PLANI I EDI REJËS PËR GRUMBULLIMIN
21 maj – 2 qershor, Durrës
2 qershor – 6 qershor, Frankfurt
6 qershor – 7 qershor, Rejkjavik
8 qershor, ndeshja Islandë-Shqipëri
11 qershor, ndeshja Shqipëri-Moldavi

One thought on “Reja “peshkon” në Superiore, fton lojtarin e Partizanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *