Pas dy sezonesh të shkëlqyer, me 27 gola në Serinë A, Nikola Kaliniç është gati një hap të madh në karrierë.
Në janar habiti gjithë botën, duke refuzuar 12 milionë euro në vit në Kinë, ndërsa tani kroati del hapur: e lë Fiorentinën vetëm për Milanin.
“Falënderoj Fiorentinën për vitet e mrekullueshme, tani ndihen gati të hedh një hap përpara në karrierë. Di që më kërkon Milani dhe është një mundësi e madhe për mua. Për këtë arsye, dua të shkoj te Milani dhe e konsideroj të mbyllur aventurën në Firence”, deklaron kroati 29-vjeçar.