Ansi Nika zyrtarizon largimin nga Laçi

Kontrata i kishte përfunduar që muajin e shkuar, por sot Ansi Nika ka folur vetë në lidhje me të ardhmen e tij. Mesfushori shkodran ka postuar në Facebook një mesazh lamtumire për Laçin dhe tifozët.

Faleminderit KF Laçi! Faleminderit për mirënjohjen te gjithëve, për përkrahjen dhe mbështetjen që më keni dhënë këtë vit, duke filluar nga presidenti, shefi i klubit, trajneri dhe shokët e ekipit, ku kalova 6 muaj të paharrueshëm. Arritëm atë që askush nuk e besonte: qëndrimin në Superligë. Dua t’i falënderoj tifozët në veçanti! Faleminderit të gjithëve!”, shkruan mesfushori, i cili e nisi sezonin te Tirana dhe luajti shumë pak, por bëri zgjedhjen e duhur duke shkuar në Laç, ku u bë një lojtar kyç, duke luajtur në 15 ndeshje e duke shënuar edhe një gol.

Tashmë Nika është në pritje të ofertave, me Vllazninë që ndoshta do t’i propozojë rikthimin në shtëpi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online