“Rebeli” Aleksi me skuadër të re, firmos për dy vite

Teuta vijon të përforcohet dhe sërish bën “pazar” te Luftëtari. Mesfushori Albano Aleksi, të cilit i kishte përfunduar kontrata me gjirokastritët, do ta vijojë karrierën me “Djemtë e Detit”. Futbollisti 26-vjeçar ka spikatur me bluzinjtë dhe tanimë do të kërkojë të tregojë vlerat në ekipin e drejtuar nga Bledi Shkëmbi.

Aleksi numëron tre sezone në Kategorinë Superiore, me Luftëtarin. Mesfushori është aktivizuar edhe në të Parën me gjirokastritët, si dhe me Butrintin e Sarandës. Tashmë do të luajë sërish në bregdet, por në atë të Durrësit.

“Albano Aleksi nënshkruan kontratë për dy vite me klubin tonë. Teuta ka zyrtarizuar afrimin e katërt për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Albano Aleksin, mesfushori 26 -vjeçar. Më parë, Aleksi ka luajtur me ekipin e Luftëtarit”, njofton klubin e Teutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online