Reali ritakohet me fitoren, e nderon një autogol dhe “panenka”e  Ramos

0

Reali i Madridit është rikthyer te fitorja. Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari iu gëzua tre pikëve vetëm në fund, kur Kiko shënoi në portën e tij dhe më pas Ramos realizoi me penallti. Gjithçka u mbyll me rezultatin 2-0. Për madrilenët fitorja erdhi pas pesë javësh.

Skuadra kryeqytetase ka dominuar lojën dhe ka pasur më shumë raste, por goli vonoi shumë. Vinisus ishte protagonist te goli i parë. Sulmuesi brazilian u fut në zonë dhe gjuajti keq, por fati deshi që topi të përplasej te Kiko dhe të shkonte drejt e në rrjetë.

Gjashtë minuta më pas ishte Benzema që fitoi një penallti. Sulmuesi francez u pengua në zonë dhe arbitri i ndeshjes tregoi gishtin nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kapiteni Ramos me një “panenka” arriti të shënojë dhe “vulosi” fitoren e skuadrës së tij. Me këtë fitore Reali parakaloi Vajadolidin në renditje dhe u ngjit në vendin e gjashtë me 16 pikë të grumbulluara në 11 javë kampionat.

Real Madrid-Vajadolid 2-0
Shënues:
Kiko 83’ (aut.), Ramos 89’ (pen.)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.