Reali “prenoton” talentin argjentinas, në Buenos Aires janë të xhindosur

Blerja e parë e Real Madrid në muajin janar pritet të jetë talenti argjentinas Eksekuiel Palasios. Por, kjo trasnfertë nuk ka kaluar pa polemika. Presidenti i River Plejt, Rodolfo D’Onofrio ka shprehur pakënaqëinë e tij mbi mënyrën se si skuadra spanjolle kontaktoi me 20-vjeçarin pa dijeninë e tyre.

“Ndihemi të befasur. Si ka mundësi që një klub si Reali të veprojë në këtë lloj mënyre, duka na anashkaluar neve si klub. Kemi lidhje historike me Real Madridin, që fillojnë që nga koha e Alfredo Di Stefanos. Ata janë një klub që kanë vlera të mëdha dhe s’e kuptoj se si mund t’i hedhin poshtë ato vlera për të marrë lojtarin tonë”, tha presidenti në një prononcim për “MARCA”.

Në ditët në vazhdim pritet që Reali t’i kërkojë falje publike klubit argjentinas, ndërkohë transferimi i lojtarit do të vazhdojë pa asnjë problem. River Plejt do të arkëtojë 20 milionë euro për mesfushorin dhe do ta ketë në huazim deri në fund të sezonit aktual.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *