Reali, pas kaosit Milan-Donaruma?

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mino Raiola godet sërish: këtë radhë ka futur në kaos Milanin, sepse po i heq lojtarin që mund të bëhej simbol i klubit për dy dekadat e ardhshme. Xhanluixhi Donaruma ka vendosur të refuzojë ofertën e Milanit për rinovim dhe tashmë largimi i tij është i sigurt, sepse përtej kërcënimit për ta lënë një vit në tribunë, te Milani nuk janë budallenj: portieri duhet shitur që këtë verë, sa më shtrenjtë të jetë e mundur.

Kush e kërkon Donarumën? Sipas Sportitalia, është Reali klubi që ka joshur Donarumën dhe Raiolën, duke ofruar të paktën 6 milionë euro në sezon për portierin dhe natyrisht duke i premtuar një fitim kolosal edhe Raiolës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *