Merkatoja e janarit është në prag dhe ekipet kanë filluar me lëvizjet që tani. Reali i Madridit është përfolur shpesh ditët e fundit për sa i përket një lëvizje të mundshme në lidhje me lojtarin e Mançester Sitit, Brahim Diaz.
Mesfushori me tipare sulmuese nuk ka arritur të ketë minuta në ekipin e Guardiolës dhe ka hedhur sytë në kërkim të një aventure të re. I gatshëm për shërbimet e 19-vjeçarit është shfaqur pikërisht klubi madrilen, i cili e shikon si një përforcim mjaft të rëndësishëm për të ardhmen spanjollin.
Diaz ka një kontratë me “Citizens”, që i skadon në fund të këtij sezoni dhe fillimisht gjasat ishin që Reali ta merrte në fund të sezonit, por sipas asaj që raportohet së fundmi në Spanjë, drejtuesit e “Los Blancos”, duket se nuk kërkojnë të presin dhe duan që ta bëjnë të tyrin talentin, që në merkaton e janarit. Ekipi madrilen ka gati 15 milionë euro, një ofertë që zor se mund të refuzohet nga Siti, duke parë që lojtari nuk preferon rinovimin.