Reali në sulm për Tiagon, Bajerni vendos çmimin

0

Merkato e Real Madrid nuk ka mbaruar. Objektivi numër 1 i kampionëve në fuqi të Champions-it është mesfushori i Bajernit, Tiago Alkantara. 27-vjeçari e ka humbur statusin e të “pashitshmit” dhe në Mynih janë gati ta largojnë, por sigurisht në këmbim të një shumë të majme parash.

Sipas medieve gjermane, shuma që bavarezët kërkojnë për Tiagon është 70 milionë euro. Në Madrid janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë, pasi Lopetegui e konsideron Tiagon si pasuesin perfekt të Luka Modriç, i cili i së shpejti do të mbushë 33-vjeç.

Por, ka një kleçkë në mes. Spanjollët ende nuk e kanë bindur lojtarin. Një ndër problemet e këtij transferimi mund të jetë dhe fakti që Tiago është rritur në akademinë e Barcelonës dhe ka një lidhje të fortë me klubin katalanas. Por, të gjithë e dimë mjaft mirë se një kontratë me shifra marramendëse do ta anashkalonte pa shumë vonesa këtë problem.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.