Reali i Madridit ka bërë vetëm një goditje në merkaton aktuale, teksa bleu Brahim Diaz nga Mançester Siti. Madrilenët kanë qëndruar në heshtje për pjesën më të madhe të dritares së transferimeve, por duket se në ditët e fundit mund të bëjnë një goditje të bujshme.
Siç raportohet nga Spanja, drejtuesit e Realit, kanë gati 26 milionë euro për talentin e Dinamos së Zagrebit, Dani Olmo. Lojtari, i cili është rritur në akademinë e Barcelonës, u shpall lojtari i vitit në Kroaci, teksa fitoi dhe titullin me ekipin e tij.
20-vjeçari kërkohet nga shumë ekipe, por një ofertë e galaktikëve do të tundonte çdo lojtar. Gjithashtu 26 milionë euro për Dianamon do të ishte një shifër që do ta kënaqtë kryesinë e klubit kroat. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim reagimi i ekipit nga Zagrebi.