Reali mendon shkëmbimin e bujshëm, Juventusi heziton

Në aksin Madrid-Torino po mendohet një shkëmbim i madh në mesin e fushës. Reali pëlqen shumë Miralem Pjaniç, mesfushorin boshnjak të bardhezinjve. Ai është një nga të preferuarit e Zidanit dhe Florentino Perez ka gati planin për të kënaqur trajnerin e tij.

Sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, “Los Blancos” do të heqin dorë nga Toni Kros për të mbërritur te Pjaniç. Gjermani i pëlqen Juventusit, por rroga e tij e lartë është problem. Pjaniç përfiton 6.5 milionë euro në sezon, ndërsa Kros pothuajse dyfishin.

Drejtuesit e klubit italian po hezitojnë për momentin dhe po bëjnë vlerësimet e duhura, por nga ky shkëmbim mund të përfitojnë të gjitha palët. Kros ka dhe dy oferta të tjera. Sipas raportimeve të “Bild”, PSG dhe Mançester Junajtid janë shumë të interesuara për shërbimet e lojtarit të kombëtares gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *