Kohët e fundit është përfolur shumë për një interes madhor të Realit të Madridit për Xhejdon Sançon. Anglezi ka mahnitur në sezonin e tij të parë me Borusian e Dortmundit, duke qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të verdhezinjve.
Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mëdha evropiane, por në veçanti të Realit, që ka kërkuar të hyjë në bisedime me drejtuesit e Dortmundit. Gjithsesi, siç raportohet së fundmi nga prestigjizoja “Bild”, gjermanët janë treguar të drejtpërdrejtë me madrilenët.
Për të hequr dorë nga shërbimet e një lotjari si Sanço, klubi nga “Signal Iduna Park”, kërkon të paktën 180 milionë euro. Një kërkesë monsturoze, por që kur bëhet fjalë për Realin asnjëherë nuk i dihet. Topi tani ka kaluar në krahun e “Los Blancos”…