Festë në Librazhd, Mema i dhuron fitoren Shqipërisë U18

Shqipëria U18 ia ka dalë të fitojë miqësoren e zhvilluar në Librazhd kundër moshatarëve të Maqedonisë së Veriut. Trajneri Nevil Dede e nisi ndeshjen me këtë formacion: Çeka, Ismaili, Murataj, Shala, Musai, Pusi, Stafa, Kuka, Çahani, Gjumsi, Shahaj.

Ndeshja ishte përgjithësisht e barabartë. Emocionet më të mëdha u provuan në pjesën e dytë. Pusi goditi shtyllën, ndërsa Gjumsi nxori jashtë një top nga pak metra afër portës.

Festa e golit | Foto: Sportekspres.com

Megjithatë, djemtë kuqezi gjetën golin e fitores. Mema tundi rrjetën në minutën e 88-të, duke dërguar në festë tifozët e pranishëm dhe duke vulosur triumfin e ekipit tonë.

Shqipëri U18-Maqedonia e Veriut U18 1-0
Shënues: Mema 88′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online