Reali hoqi dorë nga talenti argjentinas, përfiton ekipi anglez

Reali i Madridit e ka humbur avantazhin që pati krijuar në merkato kundrejt rivalëve për firmën e Ezekiel Palasios. “Los Blancos” ishin gati të shpenzonin plot 20 milionë euro për yllin e River Plejt, por një dëmtim i këtij të fundit bëri që drejtuesit të tërhiqeshin.

Skuadra që ka kaluar në “Pole Position” për shërbimet e 20-vjeccarit, është Arsenali. “Topccinjtë” e duan me doemos sulmuesin në skuadër dhe oferta prej 25 milionë eurosh është bërë gati. Agjenti i futbollistitka folur për “Radio Continental”, ku u shpreh:

“Ishim shumë pranë akordit me një skuadër spanjolle, gjërat ndryshuan. Tani, kemi marrë oferta nga Anglia dhe Gjermania. Palasios do të largohet nga River Plejt këtë verë dhe do të nënshkruajmë me skuadrën që ofron shumën e duhur”, përfundoi agjenti i futbollistit argjentinas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online