Antonio Marku: Na detyron fanella, Vllaznia e mposht Bylisin

Vllaznia dhe Bylisi do të diskutojnë mes tyre titullin e Kategorisë së Parë dhe 30 milionë lekët që jep Federata Shqiptare e Futbollit për këtë trofe. Shkodranët duan ta kalojnë me sukses këtë përballje dhe mbrojtësi Antonio Marku është optimist përpara sfidës me ballshiotët.

“Finalja me Bylisin ka specifikën e saj dhe si e tillë është vlerësuar nga skuadra jonë. Kemi një kundërshtar të fortë, madje me përvojë në Superiore, dhe nesër në Durrës do jetë një 90-minutësh i fortë dhe i bukur. Vllaznia do ta arrijë fitoren, Shkodra e meriton trofeun”, është shprehur mbrojtësi i majtë për “SportEkspres.com”.

Më tej Marku shton: “Luajmë për fanellën e Vllaznisë dhe pesha e saj na detyron që këtë finale ta fitojmë. Na duhet që të bëjmë një mbyllje sa më të mirë dhe Kupa do ishte shpërblim më i madh se sa ana financiare e saj. Nga këtu nis për ne sezoni i ardhshëm, që do jetë vendimtar dhe do tregojë forcën e vërtetë të kësaj skuadre”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online