Reali e bleu 2 vite më parë dhe e prezantoi sot

Real Madridi ka prezantuar sot paradite afrimin e fundit në merkaton ekësaj vere, mbrojtësin Hezus Vajeho.

Prezantimin e ka drejtuar presidenti Florentino Perez, i cili ka përshëndetur futbollistin e talentuar: “Ky ekip ka trajnerin më të mirë në botë dhe ka fituar dy Champions rresht, por edhe pse është e jashtëzakonshme, skuadra ka nevojë edhe për diçka më shumë. Po punojmë pa pushim për të tashmen dhe të ardhmen. Kërkojmë më të mirën e mundshme për një Real Madrid që kërkon gjithnjë maksimumin. Prej disa vitesh Reali afron lojtarë të rinj të talentuar, me të ardhme të shkëlqyer, dhe një prej tyre është ai që po prezantojmë sot. I urojmë mirëseardhjen Hezus Vajehos, një futbollist 20-vjeçar, me cilësitë për të luajtur për Realin”.

Nëse tani u duket një emër i panjohur dhe që do ta ketë të vështirë të çajë në Madrid, duhet të dini diçka për karrierën e Vajehos: në moshën 18-vjeçare, para dy vitesh, Reali e bleu për 5 milionë euro nga Zaragoza, duke e lënë një vit në huazim te klubi i Segunda Division, ku Vajeho ishte kapiten skuadre (53 ndeshje e 1 gol në 2 sezone). Verën e shkuar Reali e huazoi Vajehon në Bundesligë, te Aintraht Frankfurti, duke shkëlqyer edhe aty, me 25 ndeshje e një gol në sezonin e fundit.

Tani Vajeho shkel për herë të parë në “Bernabeu” si futbollist i Realit dhe i emocionuar, deklaroi: “Falënderoj presidentin për besimin që tregoi, kur më bleu para dy vitesh. Që atëherë kam punuar shumë dhe e di që kam edhe shumë punë për të bërë, por shpresoj të qëndroj sa më gjatë në Madrid, te klubi më i mirë në botë”.

Vajeho do të mbajë fanellën me numrin 3 në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online